
Kampionati Ballkanik i Atletik për sallat e mbyllura në Stamboll po dhuron medalje dhe emocione të mëdha për atletikën shqiptare.
Pas fitores së shkodranit Izmir Smajlaj në kërcimin së gjati, ishte radha e Luiza Gegës të triumfonte në garën e 3000 metrave.
Vrapuesja shqiptare, që dominoi garën duke fituar me distancë të madhe nga ndjekesit, me ketë fitore hyn në historinë e Ballkanit në këtë disiplinë, duke mbrojtur për të shtatën herë titullin.
“Ky aktivitet në fakt nuk është fokusi im kryesor por gjithsesi ndjej vërtet kënaqësi kur thërritet emri im dhe prezantohem si Luiza Gega që vjen të mbroj titullin për të 7-ten herë”, deklaroi atletja pas garës, duke shtuar se tani ka ardhur koha për t’u përqendruar tek objektivat e saj madhore këtë verë. (A2 Televizion)