Smajlaj në formë olimpike, shpallet kampion i Ballkanit

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 19:24 | Sporte të tjera

Izmir Smajlaj është kampioni i ri i Ballkanit për sallat e mbyllura në kërcim së gjati.

Shkodrani ishte protagonist i një performance të shkëlqyer, që jep shpresa reale për Olimpiadën e Tokios, teksa kërceu 7.91 metra në kampionatin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë.

https://www.instagram.com/p/B8ltq2THIMs/?utm_source=ig_web_copy_link

Për Smajlaj një tjetër medalje të metalit më të çmuar pas asaj që e shpalli kampion europian në Beograd, në marsin e vitit 2017.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos