Aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçares në Durrës, po kalonte rrugën kur u përplas nga një 24-vjeçar

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 20:12 | Kronikë
Aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçares në Durrës, po

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku për pasojë një 22-vjeçare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra nga goditja e fortë.

Mësohet se 22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme.

Policia ka arrestuar drejtuesin e identifikuar si Indrit Uka, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos