
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit, Gazmir Korbi i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci.
Në reagimin e bërë, Begaj shprehet se po e ndjek me shqetësim ngjarjen ku kanë mbetur të plagosur edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë.
Ai siguron familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci. (A2 Televizion)