Vrasja në Shkodër, bashkëshortja e viktimës: Nuk e kemi nga familja Lici. Endri më tha "vij për 10 minuta"

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 12:10 | Kronikë
Vrasja në Shkodër, bashkëshortja e viktimës: Nuk e kemi nga

Ingrid Mustafa ka deklaruar për mediat se nuk mendon që bashkëshortin e saj, Endri, e ka vrarë Ibrahim Lici, i akuzuar nga policia për këtë ekzekutim.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha: “Nuk e kemi nga familja Lici, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyer, e kam thënë këtë edhe në polici”.

Ajo kërkoi që autoritetet të marrin më tepër në pyetje 15-vjeçarin, të akuzuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje. “Të pyetet i mituri se për çfarë e ka nxjerrë nga shtëpia dhe kush e ka pritur. Ai është përdorur për ta çuar në zonën ku e kanë vrarë. Endri më tha "vij për 10 minuta". I mituri, përdori kodin "kur të të nis një kalë në celular, dil nga shtëpia".

https://a2news.com/2021/05/18/ata-e-dine-mire-kush-ua-ka-vrare-djalin-mustafa-lici-ky-eshte-nje-blof-i-pergatitur-nga-policia/

Bashkëshortja e viktimës tha se Endri Mustafa ishte në kërkim nga policia dhe ishte kthyer në shtëpi për të parë fëmijën me rastin e Bajramit.

Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë në lagjen Guerrile në Shkodër, pasi ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët. Për ekzekutimin e tij, Policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i cili prej disa kohësh është në kërkim edhe për ngjarje të tjera kriminale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/18/zbardhet-vrasja-ne-shkoder-shpallet-ne-kerkim-autori-arrestohet-dhe-nje-i-mitur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos