Kokaina në Kosovë, Guardia di Finanza publikon pamjet e operacionit

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 11:47 | Kronikë

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar një ditë më parë, ku u kapën 400 kg kokainë me destinacion Kosovën, të ardhura nga Brazili, duke kaluar përmes Kalabrisë dhe Durrësit.

Guardia di Finanza thotë se kontejneri ku mbahej lënda narkotike ishte nisur nga një port i Santosit me destinacion një kompani me seli në Lipjan të Kosovës.

Pas pikasjes së drogës, autoritetet italiane kanë vendosur për dorëzimin e kontrolluar të saj, duke njoftuar edhe Prokurorinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Italianët thonë se droga ishte fshehur në 400 kuti me mbishkrimin “pula”. Sipas Guardia di Finanza, nëse droga do të ndahej në doza për t’u shitur në tregun me pakicë do të gjeneronte qindra miliona euro.

Në total, nga ky operacion janë ndaluar fillimisht 25 persona, 7 prej të cilëve janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos