Aksidentohen dy mjete pranë Kopshtit Botanik, trafik i rënduar në Unazën e Madhe

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 20:52 | Kronikë

Dy makina janë përplasur mbrëmjen e së hënës në Unazën e Madhe, pranë zonës së Kopshtit Botanik.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, pasi mjetet e aksidentuara kishin bllokuar aksin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos