Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 viktima dhe 25 të plagosur

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 08:49 | Bota
Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 viktima dhe 25 të plagosur

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë përfunduan në spital pasi një autobus që transportonte dasmorë u aksidentua në Australi.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Hunter Valley, kur autobusi me dasmorë u përmbys teksa kthehej nga një ceremoni që u zhvillua në një kantinë vere aty pranë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por ende nuk dihet nëse ai ka qenë në gjendje të dehura apo jo.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 moment në të cilin, sipas policisë në zonë kishte pasur mjegull të dendur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos