Arabia Saudite ekzekuton 3 persona për vrasje dhe terrorizëm

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 08:11 | Bota
Arabia Saudite ekzekuton 3 persona për vrasje dhe terrorizëm

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë ekzekutuar tre persona të dënuar me vdekje për vrasjen e një agjenti sigurie dhe krijimin e një celule terroriste.

Lajmi u bë me dije nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që tre viktimat e fundit e çojnë numrin e ekzekutimeve në mbretëri në 52 që nga fillimi i vitit.

Arabia Saudite është një nga vendet që zbaton më së shumti dënimin me vdekje në botë, për krime të ndryshme. 147 persona u ekzekutuan në vitin 2022, 81 prej tyre në një ditë të vetme, duke shkaktuar protesta ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos