Të paktën 39 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Panama, kur një autobus që transportonte 60 emigrantë doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe.
Sipas autoriteteve të emigracionit, ngjarja u regjistrua në Darien Gap, ndërsa autobusi me klandestinë kalonte në rrugët e rrezikshme të xhunglës që lidhin Kolumbinë me Amerikën Qendrore, për të shmangur kontrollet, deri në kampin e Chiriqui, në kufi me Kosta Rikën.




Përplasja raportohet të ketë qenë tepër e fortë, ndërkohë që pjesa tjetër e emigrantëve ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deri në këto momente ende nuk dihet kombësia e emigrantëve të aksidentuar. (A2 Televizion)