“Të përfitosh nga fatkeqësia”, arrestohet shoferi i kamionit, shiti në treg ndihmat e mbledhura për të prekurit nga tërmeti

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 16:48 | Bota

Policia e Ankarasë në Turqi ka arrestuar një shofer kamioni, i cili është kapur “mat” duke tentuar të shesë në disa tregje të vendit materialet e ndihmave të mbledhura për të prekurit nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit në juglindje të Turqisë.

Sipas policisë turke, shoferi i kamionit u ndalua me akuzën se ua shiste marketeve materialet e ndihmës së mbledhura për të prekurit nga tërmeti në zona të ndryshme të vendit.

Në deklaratën e kryer nga Kryeprokuroria Publike, thuhet se ka nisur hetimi pasi është konstatuar se në disa tregje të qytetit shiteshin materiale ndihme humanitare me ushqime, të dërguara nga Ankaraja në zonat e tërmetit.

Drejtuesi i kamionit Y.Ö është arrestuar nga Gjykata Penale e Paqes për veprën penale “Shpërdorim besimi”, duke përfituar në këtë mënyrë nga fatkeqësia e të prekurve nga kjo tragjedi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/15/fotografite-dhe-televizori-i-varur-ne-mur-qe-nxoren-ne-drite-skandalin-me-ndertimet-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos