All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Hyn në spital dhe kërkon të rrëmbejë foshnjën e porsalindur, arrestohet “polici”

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 17:06 | Bota
Hyn në spital dhe kërkon të rrëmbejë foshnjën e
All - Paragraf - 1

Policia turke ka vënë në pranga një person, i cili hiqej si kolegu i tyre i dalë në pension, me qëllim vjedhjen e një foshnjeje në ambientet e spitalit të fëmijëve në rrethin Samandag të Hatay.

Ekipet që kontrolluan të dyshuarin, Shoqata e Pensionistëve të Policisë Turke, Shoqata e Forcave të Armatosura Turke dhe Shefi i Policisë së zonës i gjetën atij karta identiteti false, 53 mijë e 210 lira, 2 mijë e 575 dollarë, 1050 euro, një sasi të konsiderueshme floriri, unazë 0,25 gram prej ari dhe janë sekuestruar dy telefona celularë.

All - Paragraf - 3

Sipas mjekëve të spitalit, personi në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të godinës dhe ka pyetur nëse një fëmijë me inicialet N.E. ndodhej aty. Por, stafi e ka pikasur që dokumenti i prezantuar nga “polici” ishte i dyshimtë dhe për këtë ata morën policinë në telefon.

Ndërkohë, pas arrestimit dhe dërgimit në ambientet e paraburgimit, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe automjetet e tij, ku kanë mundur të gjejnë edhe pistoleta, 2 karikatorë dhe 42 fishekë.

Mësohet se ai ka qenë së bashku me dy persona të tjerë në automjet, të cilët e kanë ndihmuar atë të kryejë planin e tij, por që fatmirësisht nuk ia kanë dalë, pasi janë zbuluar në kohë, ndërsa edhe ata vetë janë vënë në pranga. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos