Aksidentohet duke punuar minatori në Bulqizë

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 13:10 | Kronikë
Aksidentohet duke punuar minatori në Bulqizë

Një minator është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit në Bulqizë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. Minatori me iniciale A. Gj. ishte duke punuar brenda në minierë kur është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. Ai po transportohet për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos