Aksidentohet me “Smart” në Korçë, përfundon në spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
21 Maj 2022, 09:01 | Kronikë
Aksidentohet me “Smart” në Korçë, përfundon

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Korçës, ku një e re ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10, në lagjen nr. 1. Sipas Policisë, shtetasja S. C., banuese në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Smart", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur dhe pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos