Nj autobus urban është aksidentuar pak pas mesditës së të hënës në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, në bulevardin "Zogu I", ku shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)


