
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se personi i plagosur është Ded Planaj, rreth 60 vjeç, i cili është qëlluar në këmbë.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja nuk dihen, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.
"Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç" Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin e autorit/ve zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia e Shkodrës. (A2 Televizion)