
Një aksident i rëndë në punë është regjistruar, paraditen e sotme, në Kolonjë. Mësohet se punëtori i një guroreje në Kolonjë është aksidentuar rëndë në guroren e fshatit Vodicë.
I dëmtuari ka plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës.
Nga të dhënat e para, mësohet se të plagosurin e ka zënë poshtë transportieri gjatë punës. Ai ndodhet në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)