“Mbante automatik te koka e krevatit”, dëshmia e gruas së ngujuar nga burri

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 13:39 | Kronikë
“Mbante automatik te koka e krevatit”, dëshmia e gruas së

A2 CNN ka zbardhur detaje nga dosja hetimore e radikalit të arrestuar në Tiranë, i cili mbante familjen të ngujuar prej vitesh.

Në polici, bashkëshortja e 52-vjeçarit Gjergj Laçi është shprehur se ai ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur, dhe së fundmi i ka mbajtur të gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar nëse dilnin jashtë.

Sipas saj, dhunën fizike bashkëshorti e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke i krijuar shumë stres dhe frikë. Elena kallëzon se bashkëshorti i saj paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi e ka parë para disa vitesh duke fshehur lëndë eksplozive dhe municion në një gropë në oborrin e shtëpisë.

https://a2news.com/2022/11/06/horrori-vetem-36-kilometra-nga-qendra-e-tiranes-detaje-nga-arrestimi-i-radikalit-qe-ngujoi-gruan-dhe-femijet/

Më parë, ai ka qenë i dënuar për armëmbatje pasi mbante një automatik te koka e krevatit, madje ka bërë dhe dy vite burg. Elena ka kallëzuar se ajo dhe fëmijët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, pasi ai nuk i lejon të dalin jashtë mureve të shtëpisë, duke i mbajtur të mbyllur brenda.

Së fundmi, sipas gruas, ka filluar të frekuentojë shumë xhaminë.

Gruaja e Gjergjit ka treguar se ai nuk ka komunikim me asnjë nga fqinjët e madje nuk ka marrëdhënie të mira as me familjarët e tij dhe të saj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/06/qelia-ne-mes-te-tiranes-ku-radikali-kishte-ngujuar-familjen-e-tij/?foto=10

A2 CNN Livestream

Latest Videos