
Shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 6 në Kombinat kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri mes dy kushërinjve.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dorëz, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë 40-vjeçarin me iniciale B. K., banues në Pezë të Madhe.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit tip pushkë, në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)