
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Sipas Policisë, një automjet tip Ford ka aksidentuar për vdekje një këmbësore në afërsi të fshatit Karbunarë. Bëhet fjalë për një 70-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë pas përplasjes.
Policia njofton se është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)