Kardiokirurgu, kërkoi heqje të pezullimit nga detyra, GJKKO “rrëzon” Priftin

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 10:06 | Kronikë
Kardiokirurgu, kërkoi heqje të pezullimit nga detyra, GJKKO

Gjykata e Posaçme refuzoi një tjetër kërkesë të mjekut Edvin Prifti për të shfuqizuar masën e sigurimit “pezullim nga detyra” dhënë ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Kjo masë sigurie e pengon ish-kreun e kardiokirurgjisë në QSUT të futet në sallën e operacionit prej muajit shkurt të këtij viti, kohë prej së cilës ai po hetohet si i dyshuar për “korrupsionit” dhe “pastrim parash”.

Në seancën e së mërkurës Gjykata e Posaçme vlerësoi se nuk kishte ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në ndryshimin e masës së sigurisë. Pak ditë më parë, kjo masë u la e pandryshuar edhe në një përballje të mjekut me SPAK në Gjykatën e Lartë. Por nga ana tjetër, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e prokurorëve të SPAK për ta rikthyer atë në qeli.

“Hesapet” e Priftit me drejtësinë nisën teksa SPAK hetonte një skemë korrupsioni në gjykatën e Krujës. Një përgjim telefonik ngriti dyshime se mjeku kishte marrë para për një operacion në QSUT. Në vazhdim të hetimit Prifti u dyshua edhe për “pastrim parash” dhe deri më tani mjekut i janë sekuestruar gati 1 milionë euro, të dyshuara si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në vijimësi Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke i konsideruar si sulme politike. Paralelisht me betejën ligjore, ai ka publikuar në Facebook arritjet më të fundit profesionale të tij, artikuj shkencorë të botuar jashtë vendit, si edhe c çmime ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos