
Policia e Durrësit arrestoi dy drejtues mjetesh në 24 orët e fundit pasi aksidentuan me makinat e tyre dy këmbësorë.
Në pranga ka rënë shtetasi M.A.,24 vjeç, sepse ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip "Benz" në vendin e quajtur Fushë Tapizë aksidentoi me pasojë vdekjen, këmbësorin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.
Gjithashtu për një tjetër aksident është arrestuar në flagrancë 23-vjeçari A.K, i cili duke drejtuar mjetin tip "Volswagen", përplasin shtetasin I.Gj. 54 vjeç, i cili po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet ndaj dy të rinjve të arrestuar i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" (A2 Televizion)