
Policia e Elbasanit bën me dije se pas një hetimi disa mujor ka mundur të zbardhë dhe arrestojë në kohë rekord 2 persona të akuzuar për shkatërrim të pronës me zjarr.
Në kuadër të operacionit "Zjarrvënësit" u bë i mundur arrestimi i shtetasve G.H. 31 vjeç dhe B.R. 20 vjeç. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr ”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)