Euro e nis fuqishëm, humbet pikë në fund të javës

Nga A2 CNN
1 Mars 2019, 16:39 | Ekonomi
Euro e nis fuqishëm, humbet pikë në fund të javës

E nisi fuqishëm javën, por e mbylli me rënie. Kjo ka ndodhur me euron gjatë kësaj jave në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët evropiane ka arritur në 125.4 lekë, duke humbur 0.51 lekë kundrejt një dite më parë.

Ndërsa që prej të hënës, euro ka fituar rreth 1 lekë. Në këtë ecuri ka ndikuar transferimi i fitimeve të kompanive të huaja në vendet mëmë, çka ka rritur kërkesën për valutë.

Kompanitë e mëdha po mbyllin bilancet dhe po këmbejnë fitimet nga lekë në euro. Agjentët në tregun e këmbimit presin që kjo tendencë të vazhdojë të paktën deri nga fillimi i marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos