
Forca të shumta policie kanë shkuar në Shkozë në orët e para të mëngjesit dhe kanë rrethuar disa prej banesave, në kuadër të aksionin për prishjen e tyre nga IKMT.
Prishja e këtyre banesave, që ka hasur në rezistencën e banorëve, bëhet për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.
Partia Demokratike ka njoftuar se për të mbështetur banorët e Shkozës do të jetë ish-deputeti Aldo Bumçi. (A2 Televizion)