Forca të shumta policie “zbarkojnë” në Vlorë, aksione për arrestimin e personave të rrezikshëm

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 14:35 | Kronikë
Forca të shumta policie “zbarkojnë” në Vlorë,

Forca të shumta policie nga Tirana kanë mbërritur në Vlorë të mërkurën, por edhe gjatë natës.

Sipas burimeve të A2, pas arrestimit të një 38-vjeçari të arratisur nga një burg italian, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy prostitutave, priten operacione të tjera në qytetin bregdetar.

Po sipas burimeve, bëhet fjalë për rreth 10 urdhër arreste, për persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo të shpallur në kërkim nga drejtësia.

Burime nga Policia lokale sqarojnë se ka pasur arrestime të tjera për të cilat do të ketë komunikim zyrtar. RENEA do të vazhdoj të qëndrojë në qytetin bregdetar, për të vijuar ekzekutimin e urdhërarresteve ndërkombëtare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/16/kapet-ne-vlore-i-denuari-me-burgim-te-perjetshem-ne-itali-ishte-arratisur-nga-burgu/

A2 CNN Livestream

Latest Videos