Shembja e banesave, tension në Shkozë. Policia përplaset me banorët

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 11:11 | Kronikë

Paraditen e së mërkurës, në Shkozë, policia dhe banorët e zonës janë përplasur për aksionin e prishjes së banesave.

Gazetarja e A2 Ornela Joti raportoi se mëngjesin e sotëm u lajmëruan 3 familje që do t’i shembeshin shtëpitë.

Sipas banorëve, një fadromë e shoqëruar me forca të shumta policore mbërriti në orën 07:30. Një prej tyre deklaroi për A2 se “çdo dy ditë vijnë punëtorët, pa vendim për të liruar shtëpinë”.

“Erdhën për të prishur shtëpinë dhe thanë që kishin vendim, por vendimi ishte pa vulë dhe pa firmë. Do ta lexosh kur të prishet shtëpia më thanë. Nuk e liroj shtëpinë pa vendim. Nuk kam ku të shkoj. Dakord që nuk na dëmshpërblejnë, por të sjellin një vendim të saktë”, thotë banori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos