
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së mërkurë në qendër të qytetit të Ballshit, ku një 60-vjeçare spërkati me lëndë djegëse komshien e saj dhe tentoi t’i verë flakën.
Në kushte të rënduara psikologjike shtetësja P.T. pasi sulmoi fqinjën e saj E.Xh. pas një konflikti, i vuri flakën vetes. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë e mundur fikja e flakëve që shtetasja P.T të mos pësonte dëmtime të rënda.
60-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Sipas dëshmive paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni. (A2 Televizion)