Aktivistët e klimës ngjiten pas makinave Ferrari

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 16:18 | Lifestyle

Aktivistët e Extinction Rebellion u ngjitën pas makinave Ferrari mbrëmjen e së premtes, në Ekspozitën e Automobilëve të Parisit.

Ata protestuan kundër “modelit të makinës individuale” që promovohet nga industria automobilistike.

Aktivistët ngjitën duart në kofanon e makinave, ndërsa në Twitter, pas kësaj proteste sqaruan motivet e tyre.

“Denoncojmë industrinë ndotëse që kërkon të “lajë” imazhin e saj me ndihmën e makinave ekologjike, por vijon të promovojë makinat individuale si transportin e së ardhmes”, lexohet në postimin e Extinction Rebellion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos