Në këto ditë të vështira pandemie, e rëndësishme është të jemi sa më shumë optimistë, duke besuar që koronavirusi do të mposhtet së shpejti, por Al Bano Carrisi e ka ekzagjeruar “pak”.
Këngëtari i famshëm italian ishte i ftuar në “Domenica In”, kur bëri gafën e cila u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas Al Bano-s, njerëzimi ka mposhtur dinozaurët, e jo më koronavirusin. Por, siç e dimë, dinozaurët kanë jetuar “vetëm” 66 milionë vjet më parë!
“Njeriu gjithmonë ka fituar. Në fund, e keqja humbet gjithmonë. Historia e njerëzimit e tregon këtë. Njeriu ka qenë në gjendje të shkatërrojë dinozaurët, e jo më këtë “krimbin” e mallkuar, mikrobin, e quajtur koronavirus”, është shprehur këngëtari. (A2 Televizion)