Aktorja e njohur: Dy jave në spital me koronavirus, e vetmuar dhe pa fryme por drejt shërimit

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 17:38 | Showbiz

Ishte zhdukur prej javës nga rrjetet sociale, por fansat e saj u sqaruan sot me një mesazh dramatik të aktores së njohur italiane Giuliana De Sio, që me një mesazh në profilin e saj Facebook deklaroi se tashmë ka dy javë që është shtruar në spitalin infektiv të Romës Spallanzani si e infektuar nga COVID- 19.

Një eksperiencë që sipas vetë fjalëve të saj e ka lodhur dhe traumatizuar aktoren që publiku ka filluar të njohë qysh nga vitet ’80, dhe më së fundi në seriale si “Il bello delle donne” dhe “Il sangue e l’onore”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1373649739481379&id=213150368864661

 “ Vetmia e tmerrshme dhe dhembja fizike dhe mendore e kësaj situate kanë qenë prova më fortë me të cilën jam përballur në jetën time”, deklaroi aktorja 63-vjeçare.

Por De Sio shtoi se tashmë ky makth për të po kalon, teksa ishte në tamponin e saj të tretë negativ pas sëmundjes dhe se mezi priste të kthehej në shtëpi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos