
Aktori Tom Hanks thotë se ai dhe bashkëshortja, aktorja Rita Wilson, janë diagnostikuar me koronavirus. Në një postim në Instagram, Hanks tha se ai dhe Wilson po udhëtonin në Australi kur u testuan pasi kishin shfaqur simptoma si lodhje, dhembje trupi dhe temperaturë.
Warner Bros. Konfirmoi se aktori ishte në Australi për të nisur përgatitjet për një film rreth jetës së ikonës së muzikës, Elvis Presley. “Po punojmë me autoritetet australiane për të identifikuar cilindo që mund të ketë pasur kontakte me të”, tha kompania kinematografike në një deklaratë.
Hanks do të luajë në film rolin e menaxherit te Presley-t, Koloneli Tom Parker. Aktori Austin Butler do të luajë rolin e Elvis, në filmin me regji të Baz Luhrmann. (A2 Televizion)