Akuza e Kievit: Në raketat ruse janë gjetur çipa dhe përbërës të huaj

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 21:22 | Bota
Akuza e Kievit: Në raketat ruse janë gjetur çipa dhe

Raketat ruse goditën dy rajone në kufi me Poloninë, duke vrarë 3 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. 3 viktima u shënuan në rajonin veriperëndimor të Volyn gjatë natës.

Pas sulmeve të fundit ka reaguar edhe këshilltari i Presidentit Zelensky, Andriy Yermak. Në një postim të Telegram, ai është shprehur se në raketat ruse që goditën Ukrainën gjatë natës janë gjetur çipa dhe përbërës jo rusë.

“Rusët sulmuan Ukrainën, në veçanti me raketa Kh-101, të cilat janë prodhuar këtë vit. Ka rreth 30 çipa të huaja në Kh-101, të cilat u prodhuan në prill”, tha Yermak. Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera apo nuk ngriti dyshime se cili mund të jetë shteti që mund të ketë ndihmuar Rusinë me ndërtimin e këtyre raketave.

Në sulmet e fundit, forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 16 nga të paktën 28 raketat që Rusia lëshoi. Sirenat e alarmit ranë për dy orë në Lviv dhe Volyn. Në Lutsk, biznese dhe banesa u goditën, me autoritetet që thanë se dëmet më të mëdha u shkaktuan si pasojë e mbetjeve të raketave të shkatërruara. Ukraina lindore, e cila kufizohet me Poloninë anëtare të NATO-s, është përballur me më pak sulme se rajonet lindore dhe jugore. Por në korrik, 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, pasi një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Lviv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos