Akuza e Komisionit Europian, Rusia kryen sulme kibernetike para zgjedhjeve në Gjermani

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 16:20 | Bota
Akuza e Komisionit Europian, Rusia kryen sulme kibernetike para zgjedhjeve

Komisioni Europian akuzon Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike europiane, pak para zgjedhjeve në Gjermani. “Vendet anëtare kanë vërejtur aktivitete dashakeqe kibernetike, të njohura si “Gostrajter”, dhe që lidhen me shtetin e Rusisë”, thuhet në një deklaratë.

Komisioni Europian nënvizon se këto aktivitete janë të papranueshme pasi kërkojnë të kërcënojnë integritetin, sigurinë, vlerat dhe principet demokratike të shoqërisë.

Sipas Brukselit, në këto sulme janë shënjestruar anëtarë të shumë të parlamentit, zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe gazetarë e persona të shoqërisë civile në Bashkimin Europian.

Atyre u janë hakuar sistemet kompjuterike dhe u janë vjedhur të dhënat personale. Mes të shënjestruarve ishin dhe politikanë e zyrtarë të Gjermanisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos