Akuza për inceneratorët, PD: Qeveria vijon pagesat për personat në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 13:08 | Politikë
Akuza për inceneratorët, PD: Qeveria vijon pagesat për personat

Partia Demokratike vijoi denoncimet për inceneratorët. Deputeti Luan Baçi në një deklaratë për mediat nga inceneratori i Fierit akuzoi qeverinë se ka vijuar pagesat për personat që janë në kërkim ndërkombëtare, ndërkohë që impianti nuk funksionon.

Deklaratë e deputetit të PD Luan Baçi, nga Inceneratori i Fierit:

Qytetarët e Fierit e dinë mirë se, personin që dyshja Rama-Subashi autorizuan për firmosjen e çdo gjëje që kishte të bënte me inceneratorin e Fierit, fillimisht e emëruan Drejtor të Përgjithshëm të Albpetrol, e pak muaj më pas e arrestuan.

Por qytetarët e Fierit u çuditën kur mësuan se miliona euro po paguhen për persona në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që inceneratori nuk funksionon.

Vazhdojmë edhe sot me disa pyetje për SPAK:

1. Pse Rama-Balluku paguan 3 herë nga 627 milionë, lekë brenda datës 1 Gusht, për inceneratorin e Fierit? Ku është inceneratori i Fierit që duhej të ish dorëzuar me çelësa në dorë sipas kontratës së fshehtë?

2. Meqë Zoto dhe Gugallja janë me urdhër arresti ndërkombëtar, ku jua dërguan ato 2 milionë euro brenda ditës?

3. Pse u ndërrua 3 herë, me shpejtësi e pa asnjë debat në këshillin bashkiak, vendi i ndërtimit të inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gjë që është e detyrueshme ligjërisht?

4. A po hetohet për falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit?

(Ligji detyron studime të detajuara për ndikimin në mjedis. Është falsifikim dokumentacioni nëse përdor letrat e vendit 1 edhe për vendin 2 edhe për vendin final 3. Ligji detyron edhe publikimin e të dhënave teknike të impiantit që do të ngrihet për të parë dëmin në shëndet të banorëve. Deri më sot mungon çdo e dhënë teknike se çfarë impianti po krijohet).

5. Çfarë bëhet me mbeturinat, që janë depozituar deri tani pranë inceneratorit? A do të digjen këto pas disa vitesh në incenerator? Apo do të inkapsulohen aty? Po me mbetjet shumëvjeçare te fusha e vjetër e grumbullimit, që premtuan se do të digjen? Pse i mbuluan me dhe pasi dështuan t’i djegin në vend me tentativën e vitit të shkuar?

Këto pyetje shume të thjeshta për shqiptaret, por bëhen shumë komplekse për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

PD po dëshmon çdo ditë përmes rubrikës “5 Pyetje per inceneratorët” se Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj-Subashi po ndajnë 430 milionë eurot e vjedhura me sekserët e tyre Zoto-Mërtiri-Gugallja.

Kur inceneratorët nuk shihen, pronaret e tyre në letra janë në kërkim, miliona euro vazhdojnë të shpërndahen, ju të nderuar shqiptarë si mendoni: ku shkojnë paratë? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos