PL publikon të dhënat e doganave: Ulet ndjeshëm konsumi i karburanteve nga rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 09:41 | Politikë
PL publikon të dhënat e doganave: Ulet ndjeshëm konsumi i

Partia e Lirisë ka reaguar sërish për rritjen e çmimeve në vend. Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi ka publikuar të dhënat e doganave, sipas të cilave konsumi i karburanteve është ulur ndjeshëm. Sipas tij këto janë efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin.

Postimi i Blushit:

Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.

Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.

Nëse artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos