All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Akuza për manipulimin e teknologjisë, kandidati i “BF” në Kamëz protestë para KQZ-së, nuk pranon rezultatin

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 15:28 | Politikë
Akuza për manipulimin e teknologjisë, kandidati i “BF”
All - Paragraf - 1

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, bashkë me Forumin Rinor,  protestoi para KQZ-së për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Hoxha kërkon verifikimin e aparaturave të votimit dhe numërimit elektronik me dyshimin se ishin programuar për t’i kaluar vota automatike kundërshtarit.

All - Paragraf - 3

“E vetmja mënyrë që të merrej Kamza ishte votimi elektronik. Nuk kishte asnjë mënyrë tjetër. Sado me probleme, me fletë votimi nuk do t’ia kishin arritur. Kjo është makineri e krimit zgjedhor, jo makineri e leximit të votës. Ato makineri duhet të vendosen në sekuestro”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos