
Gati 24 orë nga akuzat e ngritura nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi publikimit të hyrje-daljeve të kryeministrit nga hakerat, Rama ka reaguar për herë të dytë, në këtë rast me shifra.
Berisha shkroi dje se Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me charter, që sipas Berishës kushtojnë 19 milionë euro. Ndërkohë, Rama shkroi sot se në vitin 2021, kryeministri ka shpenzuar vetëm 64.972 lekë të reja. Më tej, ai bën një karahasim me vitin 2010 kur kryeministër ishte Berisha. Sipas Ramës, në atë vit kryeministri ka shpenzuar 251.365 lekë të reja për udhëtime jashtë vendit.
“Shpifja monumentale e miliona euro për udhëtime jashtë vendit tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë.
2010 - 251.365 Lekë të reja
2021 - 64.972 Lekë të reja”, shkruan Rama. (A2 Televizion)