
I pyetur nëse mund të fshihej kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas publikimit të udhëtimeve të Edi Ramës, Berisha tha se udhëtimet e Erion Veliajt në Iran, kanë qenë frekuente, por që nuk ka arritur të zbulojë lidhjet e tij me Teheranin.
“Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka që është dokumenti i abuzimit më të madh të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu. Udhëtimet e Erion Veliajt në Iran gjatë kohës që kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente, sipas agjencive partnere. Se cila është lidhja e tij me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që edhe Edi Rama ka bërë udhëtim, por në atë rast ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi, lidhje biznesi, apo lidhje të tjera, këtë nuk e di. Di që ai bënte udhëtime. Ishte politikani i vetëm shqiptar që bënte udhëtime frekuente në Teheran”. (A2 Televizion)