Akuzat e Kremlinit: Djali i Biden drejton laboratorët e armëve kimike në Ukrainë

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 12:21 | Bota
Akuzat e Kremlinit: Djali i Biden drejton laboratorët e armëve kimike

Emri i djalit të presidentit amerikan, Joe Biden del sërish në skenë dhe kësaj here nga zëdhënësi i Kremlinit.

Hunter Biden, i cili bëri bujë gjatë fushatës elektorale të të atit, u akuzua nga Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve kimike në Ukrainë.

Peskov, gjatë një interviste, u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden, në këto laboratorë dhe shtoi se Kina ka kërkuar informacione më herët për djalin e presidentit amerikan.

Hunter Biden është pjesë e listës së personaliteteve amerikane që është “goditur” nga kundërsanksionet ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos