Biden paralajmëron botën: Do të ketë krizë për bukë

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 10:56 | Bota
Biden paralajmëron botën: Do të ketë krizë për

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi mungesë të ushqimeve në mbarë botën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

“Do të ketë krizë sepse Rusia dhe Ukraina janë hambari i Europës për grurë, për shembull”, tha Biden. Siguria ushqimore dhe ndihma e përgjithshme humanitare, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e jashtëzakonshëm të Biden me krerët e NATO-s një ditë më parë në Bruksel. Takimi u thirr për të diskutuar mbi pushtimin e Ukrainës.

“Ne po punojmë me miqtë tanë europianë për të zbutur sa më shumë mungesën e ushqimeve. Gjithashtu, ne folëm edhe për një investim të madh amerikan në drejtim të sigurimit të nevojës për ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqimet”, tha Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos