Akuzat e SPAK për pasurinë e gjyqtares së vetingut, Gjykata e Lartë cakton seancën për Çiften

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 16:21 | Kronikë
Akuzat e SPAK për pasurinë e gjyqtares së vetingut, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 26 shtator për shqyrtimin e akuzave të SPAK kundër Etleda Çiftes, gjyqtares së Shkallës së Parë të vetingut. Anëtarja e KPK u gjykua në Shkallën e Parë dhe Apelin e Gjykatës së Posaçme për “falsifikim të dokumenteve” dhe “deklarim të rremë të pasurisë” dhe fitoi pafajësi në të dy shkallët. Por SPAK këmbëngul në fajësinë e anëtares së KPK.

Rekursi i SPAK do shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli. Për këtë SPAK kërkoi dënim me 1 vit burg për Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos