Akuzat ndaj PD për bllokimin e fluturimeve, Pampuri: Lojë për të mbuluar abuzimet me Albcontrol

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 21:04 | Politikë
Akuzat ndaj PD për bllokimin e fluturimeve, Pampuri: Lojë për

Një lojë që do të mbulojë abuzimet me Albcontrol, e ka konsideruar kandidatja demokrate për zgjedhjet e 25 prillit. Oriola Pampuri. E ftuar në Ditari në A2 ajo tha se akuzat e qeverisë ndaj opozitës se kanë ndikuar në bllokimin e trafikut ajror nuk kanë vend, por sipas saj kjo bëhet për  të mbuluar ngjarje të tjera në Rinas.

“Duke parë një fushatë model që ka një frymë të jashtëzakonshme dhe lideri i PD pritet kudo ka një program e platformë të qartë. Këto janë zhvillime dhe kjo është një akuzë që nuk ka vend kur ne kemi këmbëngulur që të sigurohen vaksina për qytetarët. Kjo është një lojë dhe unë dëgjova personazhe të PD. Kjo është lojë që do të mbulojë të gjitha abuzimet që kanë ndodhur me Albcontrol-in. Shpesh kemi akuzuar Ballukun, pasi në Rinas kanë ndodhur ngjarje që janë mbuluar ku kanë qenë pjesë eksponentë të PS. Kjo histori trumbetohet për të mbuluar gjëra të tjera”.

Sipas Pampurit kjo çështje mund të ishte shqyrtuar muaj më parë, por doli sot në kulmin  e fushatës për të treguar që Rama nuk ka asnjë program dhe krijon gjëra të tilla.

“Kjo është një çështje që mund të ishte shqyrtuar muaj më parë dhe fakti pse doli sot në kulmin e fushatës tregon që Rama s’ka program dhe e vetmja gjë është të krijojë gjëra të tilla”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos