Përplasje mes protestuesve: Opozita jemi ne! Rama në burg, Berisha në burg

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 14:05 | Aktualitet

Në momentin që demokratët janë bashkuar me studentët dhe qytetarët në Rrugën e Durrësit, ka pasur përplasje mes tyre. Studentët kanë refuzuar demokratët në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Ata ka theksuar se mirëpresin qytetarët, por jo Berishën dhe deputetët e tij.

Përfaqësuesit demokratë kanë kërkuar nga studentët që të bëhen bashkë për largimin e Edi Ramës.

“Ky shesh ka nevojë edhe për opozitën. Të bashkohemi për Shqipërinë për flamurin. Sot nuk ka ndasi. Vetëm kështu largohet Edi Rama. Deputetë duhet të jenë krah jush se kanë bërë luftën institucionale se kanë denoncuar aferat korruptive që asnjë këtu nuk e ka bërë”, tha një përfaqësuesve e opozitës.

Por protestuesit iu përgjigjën se kjo protestë është e popullit dhe jo e partive.

“Kjo protestë është e popullit, ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk duam persona që janë simbol i partive politike që na kanë rrënuar ndër vite. Çdo qytetar është i mirëpritur që të vijë, por ne nuk duam persona që janë simbol i partive që na kanë rrënuar në 35 vite. Kjo protestë ka qenë: Rama në burg, Berisha në burg. Çfarë dallimi ka Berisha nga Rama janë një. Protestë edhe kundër qeverisë edhe kundër opozitës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos