Akuzat para 8 janarit, Rithemelimi kallzon penalisht ish-deputetin Spartak Braho

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 16:58 | Politikë

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallzim penal ndaj Spartak Brahos.

Kërkesë-padinë, deputeti Flamur Noka e kishte marrë me vete në sallën e Kuvendit, ku pas largimit nga seanca plenare e depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos