Duma-socialistëve: Ju shkëlqenin sytë teksa shihnit sesi mundim vetveten

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 13:46 | Politikë
Duma-socialistëve: Ju shkëlqenin sytë teksa shihnit sesi mundim

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, akuzoi Sali Berishën se po dëmton opozitën me deklaratat e tij. Ajo akuzoi gjithashtu socialistët në Parlament se nuk e duan hapjen e negociatave, pasi në këtë mënyrë mund të shpërdorojnë më lehtë fondet që merren nga Bashkimi Europian.

“Që nuk thuhen më të vërtetat ju e konsideroni mafiozllëk politik dhe se jeni të mençur që ia fusni të gjithëve. Unë do ta filloj nga të vërtetat tona. Po ne jemi mundur, por jo nga ju, nga vetvetja. Po na mund vetja, jo ju. Shikoj këtu që çohet ndokush, më i vjetri ndër nesh, të cilin jemi përpjekur pa fund ta nderojmë, dhe pa asnjë nderim çohet, thotë, gjithçka është e mundur, për të bërë të pamundur opozitarizmin dhe për të bërë të mundur që, ndërsa ju shikoja këtu në portrete teksa ai fliste, juve shkëlqenit, sepse shikonit sesi ne mundim vetveten”, tha Duma.

“Një gjë është e sigurt, të thuash të vërtetën, qoftë edhe për veten, është forcë. Të fshihesh pas të vërtetave të tjetrit është dobësi. Të mos thuash kurrë të vërtetën tënde është dobësi. Në kaq mandate ju nuk thoni dot asnjë të vërtet. Thoni gjithë mashtrimet e mundshme “ne na luten, ju mos na fusni”, “e ka faj Macron që nuk kupton se Shqipëria është fanar ndriçues”, “po nuk desh Europa ne kemi planin B: Rusinë, Turqinë, kë të duam ne... Të gjithë e kanë fajin, por qeveria shqiptare nuk ka asnjë faj”. A mund ta thoni dot që nuk ju leverdis të hapen negociatat. Për një gjë duhet t’iu heqim kapelën, për mrekullinë e të bërit reklamë. Keni vendosur një kryenegociator të nderuar si Zef Mazi. Por edhe njerëzit me kapacitete ju i përdorni si kapak pusete”, tha Duma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos