
Sali Berisha e zhvendosi betejën nga sallat e foltoreve në atë të seancës plenare. Në rikthimin e tij në parlament pas katër muajsh mungesë, lideri historik i demokratëve u ul në të njëjtin rresht me deputetët e LSI-së, nga ku kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për Ramën dhe Bashën duke i akuzuar për pastrim parash.
“Duhet t’i vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës ashtu edhe pengun e tij Lul Brava të cilit ia mbylli çështjen në Apel dhe nuk e dërgoi në Gjykatë të Lartë. Një komision hetimor i domosdoshëm për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën”.
Komisioni Hetimor i ngritur për çështjen e inceneratorëve, sipas tij është një përpjekje për të mbyllur atë që e cilësoi si aferën me të madhe në 30 vite ku sërish bëri bashkë Ramën dhe Bashën.
“Pas 3 muajsh zero hetim pasi janë të zhytur si Edvin droga ashtu edhe Lulzim Brava Nuk k aafere me flagrante vjedhje të përbashkët në Shqipëri. A e dini ju që e kanë mbajtur të fshehur në Lushnje kaçakët, Zoton. Kjo aferë duhet të hetohet nga deputetë që s’kanë lidhje me aferën”.
Jashtë sallës gazetarët e pyetën nëse ka gjetur mekanizmin për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh klimë optimizmi dhe besimi të madh ne fitore. Negociatat me aleatët në vazhdim. Në këto zgjedhje ndeshet qytetaria me kleptokracinë”.
Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në mbështetje të banorëve të “5 majit”që protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre. (A2 Televizion)