Akuzat për dhunë ndaj Policisë, Lleshaj publikon videon e protestuesve që konfliktohen

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 15:20 | Aktualitet
Akuzat për dhunë ndaj Policisë, Lleshaj publikon videon e

Një ditë pas protestës dhe akuzave të përfaqësuesve të opozitës se protestues ishin qëlluar dhe dhunuar nga policia, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, publikoi një video që sipas tij tregon të kundërtën.

Në video duket një grup protestuesish të cilët konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre, i moshuar, qëllohet në kokë me sende të forta, ndërsa një tjetër rrihet nga disa protestues të tjerë. Sipas ministrit të Brendshëm, video kërkon një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër policisë, të cilat sipas tij rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të çadrave pistoletë si në vitin 2011. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos