Autoritetet braziliane mbyllën çështjen, ku Neymar akuzohej nga modelja Najila Trindade se e kishte përdhunuar.
Policia braziliane i dha fund hetimeve, me argumentin se nuk ka prova për të ngritur akuza formale ndaj kapitenit të “seleçaos”.
Në këtë mënyrë, ylli brazilian mund të marrë frymë lirisht dhe të nisë të mendojë vetëm për futbollin dhe për të ardhmen, nëse do të qëndrojë te Paris Seint Zhermen apo do të kthehet te Barcelona. (A2 Televizion)