Bebe Rexha njofton në Instagram se është martuar

Nga A2 CNN
26 Korrik 2019, 20:13 | Showbiz

A është martuar Bebe Rexha?

Kjo është pyetja që i bënë vetes fansat e saj pasi ditën e sotme, këngëtarja e famshme postoi një video në Instagram ku shihet e veshur me fustan të bardhë nuseje.

Postimin e saj ajo e shoqëroi me këto fjalë: “Dita më e bukur e jetës sime. Duhej ta mbaja super të fshehtë. Por, më shumë foto dhe video do të postoj për ju. Ju dua të gjithëve”.

https://www.instagram.com/p/B0YcmwXF8am/?utm_source=ig_web_copy_link

Rexha e vazhdoi shakanë më tej kur në Instagram Stories postoi një seri fotosh dhe videosh me dhëndrrin e rremë, duke sqaruar se dasma është bërë në 12 korrik.

Në fakt, të gjitha postimet e 29-vjeçares janë bërë nga sheshxhirimi i videoklipit të ri të saj, që vjen si bashkëpunim me Jax Jones. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos